U.d e presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online. Osmani me këtë rast tha se ish-presidenti ishte njeri që bëri bashkë shqiptarë rreth idesë dhe kauzës së lirisë dhe pavarësisë.Madje sipas saj, ishte ndërtoi urat më të fuqishme të miqësive me shtet që edhe sot Kosova është bashkë.“Jemi këtu për ta nderuar presidentin njeriun që i bëri bashkë shqiptarët për pavarësi dhe ndërtoi urat e miqësisë me shtete që edhe sot na qëndrojnë pranë”. “…themelet që ai ndërtoi dhe rruga që ai ndërtoi mbesin udhërrëfyes për neve”.Kurse Kurti tha se po kujtojnë presidentin e parë të Kosovës së pasluftës, njeriun që me insistim, përkushtim, qetësi dhe durim ishte shembull për të gjithë.“Erdhëm që të vendosim lule të freskëta të presidentit të parë të Kosovës, duke kujtuar insistim e tij, përkushtimin e tij dhe qetësin dhe durimin njerëzor”.
Osmani dhe Kurti nderojnë ish-presidentin Rugova në 15-vjetorin e vdekjes
Ndani këtë artikull