Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të ShBA-së.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Tëvë1.
Inaugurimi i presidentit të 47-të të ShBA-së, Donald Trump, do të mbahet të hënën më 20 janar.
E rëndësisë së lartë, vlerësohet prezenca e liderëve kosovarë në një ngjarje të tillë.
“Do të vlerësoja si shumë pozitive pjesëmarrjen e cilido lider të Republikës së Kosovës, cilido politika të Republikës së Kosovës në ceremoninë e inaugurimit, për arsye se tregon respektin mbi gjitha të qytetarëve të Republikës së Kosovës për presidentin dhe zyrën e presidentit të ShBA-së, përjashto emrin. Në fund të ditës, ne jemi dëshmitarë të mbështetjes së Amerikës nga të dyja taboret, demokrat e republican”, tha anëtari i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi.
Me prezencën e tyre atje, konsiderohet se do të mund të shfrytëzohet rasti edhe të takohet me të zgjedhurit e tjerë dhe të lobohet për Kosovoën.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë inauguruese.
Ceremonia e inaugurimit, kur Trump bën zyrtarisht betimin para ligjvënësve të Kongresit, anëtarëve të Gjykatës së Lartë, zyrtarëve të administratës së re dhe dhjetëra mijëra të pranishmëve, bëhet në shkallët e Kapitolit, përballë Monumentit të Uashingtonit.