By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Osmani fal të dënuarën që lindi foshnjën në burgun e Lipjanit
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Osmani fal të dënuarën që lindi foshnjën në burgun e Lipjanit

Përditësimi i fundit: January 29, 2025 11:10 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se për shkaqe humanitare ia ka falur një të dënuaren pjesën e mbetur të dënimit.

- Advertisement -

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se të mërkurën është nënshkruar dekreti më të cilin të dënuarës A.C., i është falur pjesa e mbetur e dënimit për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjën e saj.

“Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët, vepra penale për të cilën është dënuar është për ‘Rrezikim të Trafikut Publik’, pra është kryer aksident pa dashje, ndërkaq është vërtetuar se nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera kur ka ndodhur aksidenti. Përveç këtyre, gjithashtu janë marrë parasysh sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, e dënuara ka filluar mbajtjen e dënimit prej 1 vit e dy muaj burg, në korrik të vitit 2024, ndërkaq do të duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator të këtij viti.

“Dosja me propozimin e shqyrtuar nga Komisioni si dhe nga ekipi ligjor i Presidentes, ka arritur sot në tavolinën e Presidentes. Prandaj, duke marrë parasysh faktorët humanitarë dhe vlerësimet profesionale të të gjitha institucioneve relevante, Presidentja ka vendosur faljen e pjesës së mbetur të dënimit të saj”, theksohet tutje në kumtesë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, e pati dënuar me 18 muaj burgim efektiv, të akuzuarën për rrezikim të trafikut publik, ku si pasojë e këtij aksidenti kishin humbur jetën dy shoqet e saj, E.I dhe E.M. Ajo e pati pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës, e akuzuara A.C., më 24 dhjetor 2017, rreth orës 03:43, në rrugën Ferizaj-Greme, duke drejtuar automjetin e markës “Opel Vectra” nga pakujdesia e në kundërshtim me nenin 53.1 të LSKRR-së, kishte rrezikuar trafikun publik duke humbur kontrollin e lëvizjes kishte dalë nga rruga dhe vetura ishte rrotulluar ku përpos dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse kishin marrë dy bashkudhëtaret E.M dhe E.I.

Rexhepi: Parkingje ilegale në Zhegër, po rrezikohen këmbësorët
Prokuroria Speciale s’ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtare
Kuvendi shtyen pikën e rendit të ditës për të bërë ditën e diel pushim
Tejkalimi dhe shpejtësia, dy faktorët më mbytës
Lajmi i fundit: 17 raste të reja në qytetin e Gjilanit
Artikulli i mëparshëm Gagica: Shtimja dhe Lipjani me mbështetje të fuqishme për Kosovën Fituese!
Artikulli tjetër Këto janë temperaturat për ditën e nesërme

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.