Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores historike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një moment të jashtëzakonshëm për vendin.
Përmes një mesazhi të shkurtër, ajo falënderoi “Dardanët” për paraqitjen dhe përkushtimin, duke shkruar: “Historike! Dardanë, faleminderit!”. Ky reagim vjen pas një triumfi që po konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të futbollit kosovar.

