Me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris ku janë ftuar shumë liderë botërorë.
Presidenca ka njoftuar se Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu do të marrin pjesë në këtë organizim.
Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée, në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni.
“Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.