Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Pas dekretit për shpërndarje të Kuvendit, e para e vendit ka ftuar liderët e partive sot nga ora 13:00.
Kështu kanë konfirmuan nga Presidenca. .
LDK më herët ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve, ndërkaq nuk dihet nëse LVV-ja do të marrë pjesë.

