Presidentja, Vjosa Osmani u ka bërë ftesë subjekteve politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të komunave në verit të vendit.
Osmani u ka dërguar sot ftesa për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, përcjell teve1.info
Siç bëhet e ditur në njoftim, takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor.
Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, si shkak i pakënaqësisë së vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.