Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka njoftuar për moton e saj me të cilin do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka bërë të ditur moton me fjalën “GUXO”,duke thënë se vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim.
“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund. Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, ka shkruar ajo.