Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për marrëveshjen e Washingtonit, mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se kryeministri Hoti nuk ka ditur ta mbrojë Republikën e Kosovës.
“Hoti nuk ka ditur ta mbrojë Kosovën në SHBA, delegacioni kosovar nuk ka insistuar sa duhet për çështjen e njohjes reciproke”, ka thënë Osmani.
Sipas kryeparlamentares Osmani, është delegacioni i Kosovës që ka dështuar në Washington, dhe assesi nuk duhet fajësuar SHBA.
“Unë nuk do të nënshkruaja asnjë dokument ku nuk figuron Kosova si shtet, delegacioni kosovar ka dështuar në këtë pikë, nuk duhet të fajësohet Amerika”, është shprehur Osmani.
Më tej, zonja Osmani ka shtuar se, ajo bashkë me liderin e VV-së, Albin Kurtin, do ta përfaqësojnë delegacionin e ardhshëm të Kosovës.