Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi në kuadër të ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, që po zhvillohet nga ora 20:45.
Ndeshje kjo shumë me rëndësi për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës për kualifikime në Kupën e Botës.
Përmes këtyre fotografive të publikuara në Facebook, Osmani ka treguar përkrahjen e saj për ekipin përfaqësues të Kosovës.
“Forca Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera presidentja.