Presidentja Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas në Nju Jork.
Sipas Osmanit, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Ndër të tjera, e para e vendi thotë se Kallasit ia ritheksoi domosdoshmërinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon”.
“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka shkruar Osmani.