Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar sot për moskalimin e Ligjit për Pandeminë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.
“Tetë njerëz vetëm dje kanë ndërruar jetë nga Covid-19”.
“Ende, Qeveria e Kosovës dhe shumica e partive të koalicionit janë duke e bllokuar që të kalojë ligjin anti-Covid që do të mundësonte zbatimin e duhur dhe të ligjshëm të masave”, është shprehur Osmani.
“Turp!”, ka shtuar ajo.