Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sekretarin për marrëdhënie me Shtetet e Selisë së Shenjtë kryeipeshkvin Paul Gallagher.
Osmani ka thënë se pas hapjes së misionit në Vatikan, ka theksuar përkushtimin për marrëdhënie më të ngushta dhe të qëndrushme me Selinë e Shenjtë.
Ajo ka kërkuar që Papa Leo ta njeh shtetin e Kosovës dhe ta vizitojë Kosovën.
“Gjatë qëndrimit në New York, takova Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë.Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, ka shkruar presidentja