Ish-drejtoresha e Shëndetësis dhe Mirëqenie Sociale, Aurorë Osmani, ka kritikuar DMSHS në Gjilan, duke thënë se QKMF është dashur të bëhet rregullimi i ashensorit dhe te ketë intervenime të ndryshme shkruan Radio Star.
Më tutje Osmani ka numëruar edhe disa parregullësi si mos pastërtia, radha e pritjeve, aparaturat e papërdorura.
Shkrimi i plotë:
Ne emer te korrektesise ☺️
Rregullat e komunikimit publik na mesojne qe kur i drejtohemi nje mase te caktuar, thene me saktesisht nje kategorie, shtrese apo gjinie te caktuar, nuk i drejtohemi me nena dhe motra, baballare apo vellezer.
Pardon, kuptojeni, nuk i drejtohemi epiteteve qe i kemi ne familje apo shoqeri por i referohemi, gjinise, roleve gjinore, grua-gra, burre-burra.
Jo per kritike, por ne emer te korrektesise, ju qe beni njoftime publike permes faqeve zyrtare informohuni per keto rregulla fillimisht. Jane te lehta, te shkurtera e te pakta. Nuk duhet shume, veç pak deshire per mesim.
Me besoni qe merr me pak energji sesa te perkushtoheni ne rregullimin e ashensorit ne QKMF, epoksitit te demtuar, papastertise gjithandej, radhes se pritjeve, mosfunksionalizimit te laures, aparaturave te paperdorura, mungeses se reagencave ne laborator tash e sa kohe, e shto ketu edhe ankesat e pakenaqesite e perfitueseve te asisteces, te gjitha keto nen ombrellen me fame te DSHMS-se!
Madje, profesionalisht e me respekt te thelle, dua te besoj qe shenimi i diteve boterore, ne veçanti kur bisedohet per teme me rendesi, duhet ta keni nje target mase (jo me njerin-tjetrin) ku shpalosni hulumtime e te gjetura shkencore. Ka ikur koha e prezentimeve me sllajde, gabim…ndoshta eshte dashur te ikte gjer’ me tash!!!
Ne te tilla formate te mbledhura do te duhej te trajtoheshin tema le te themi tipike profesionale te detajuara, sikurse ne nje konference shkencore, e jo keshtu…
Megjithate iku dhe ajo, ashtu qetesisht e vobekte sikur ardhja e Kadarese tek ‘Darka e gabuar’ e mbajtur ne ‘Pallatin e enderrave’.
E shihni, nuk eshte aq e thjeshte… madje behet me e komplikuar akoma (imagjinojeni te kaluaren, kur punonim pa ekip te zgjedhur vet), sesa energji merr nje telefonate, kur uji merr objektin pas çdo reshje, madje edhe tash QMF-ne me te re ne qytet!
Por, me gezon shume fakti qe heshtja po mbizoteron sepse ‘miqte’ jane bashke, e portalet e porositura atehere nuk po bejne aspak zhurme tash.
Sidoqofte, ne kete dite te bukur me diell me erdhi nje flashback, teksa po kaloja aty, e rastesisht e pashe ‘Nana dhe Motra’, keto dy epitete qe ngazellejne zemren e secilit prej nesh❤️!