Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka thënë se Lista Serbe po cenon sovranitetin e Kosovës kur po pozicionohet kah Beogradi.
Osmani: Lista Serbe mbështetë luftën e Vuçiqit kundër Kosovës
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka reaguar pas qëndrimit public të Lista Serb në të cilën theksojnë se sërbët e Kosovës do të respektojnë gjitha masat e vendosura nga shteti i Serbisë për parandalimin e coronavirusit.
Osmani në një reagim të sajin në Twitter ka thënë se edhe nëse lihen anash masat për COVID-19, një thirrje e tillë e Listës Serbe për mbështetjen e pozicioneve të Serbisë politikisht e diplomatikisht është një thirrje kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
“Me fjalët e tyre, ata do “mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë” ”, ka shkruar Osmani tutje .
Poashtu, Osmani ka thënë se Lista Serbe është partner i Qeverisë Hoti.