Propozimi për miratimin e vendimit për caktimin e lokacionit për nevoja të ndërtimit të fushës sintetike të futbollit të klubit futbollistik SC”Gjilani” po vjen në seancën e kuvendit komunal për herë të dytë në shqyrtim, pas kërkesës plotësuese të FFK-së për zgjerimin e sipërfaqes së dedikuar e cila do mundësonte edhe ndërtimin e objekteve përcjellëse, të domosdoshme për standardet e fushave të tilla, të parapara sipas programit “FIFA Forward Programme”.
Në ndërkohë që propozimi fillestar i organeve komunale për një lokacion tjetër i cili për shkak të infrastrukturës përcjellëse edhe rrugore por edhe vështirësive e pengesave tjera infrastrukturore, konfiguracionit të papërshtatshëm të terenit, implikimit të punëve shtesë dhe sipas të gjitha gjasave edhe të kostos së rritur, por edhe pozitës së papërshtatshme të çasjes për vet klubin dhe qytetarët në përgjithësi ishte i papranueshëm për grupin e këshilltarëve të LVV si zgjidhje adekuate për një objekt aq të rëndësishëm për klubin SC”Gjilani”.
Institimi ynë për të tejkaluar vështirësitë pronësore apo ta natyrave tjera për zgjerimin e hapësirës fillestare e dedikuar për këtë qëllim dhe e dëshmuar si një zgjidhje shumë më e kënaqshme dhe më e përshtatshme për interesat e përgjithshme, ka sjellur sot në kuvend një version që është i pranueshëm për grupin tonë të këshilltarëve dhe si të tillë e përkrahim dhe miratojmë.
Ne jemi të bindur se me këto sygjerime dhe me debatin e shterrur nga seancat e kaluara kemi përmbushur detyrimet tona për zgjidhje të favorshme dhe të përhershme dhe në këtë mënyrë kemi plotësuar edhe kërkesat dhe kemi avancuar e lehtësuar edhe nevojat e klubit SC”Gjilani” dhe tëtifozëve të tyre.