Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e krerëve të shtetit të procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Sipas komunikatës së Presidencës, Osmani do të jetë pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtar, për të garantuar paqe, siguri stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
Presidentja përgjatë qëndrimit të saj në Shkup, do të zhvillojë edhe takime të tjera.
“Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
Përgjatë qëndrimit në Shkup, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera”, thuhet nga Presidneca.