Në rastin e 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ceremonisë së rreshtimit të kuadrateve të FSK-së ka thënë se po përkujtohet një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë, raporton teve1.info.
Osmani tha se kjo ngjarje i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull që e do dhe e meriton lirinë.
“Sot jemi mbledhur për të përkujtuar 25 vjetorin e një ngjarjeje që ndryshoi rrjedhën e historisë, një ngjarje që i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull që e do dhe e meriton lirinë, sidomos kur në krye të tij ka patriotë të devotshëm e trima sikurse komandanti legjendar, Adem Jashari me familjen e tij, por edhe vajza e djem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo në ceremoni.
Presidentja i falënderoi përjetësisht heronjtë për shërbimin, guximin dhe sakrificën e gjithë luftëtarëve.
“Zoti e bekoftë familjen Jashari, Zoti i bekoftë të gjithë dëshmorët tanë, Zoti i bekoftë qytetarët tanë dhe Republikën e Kosovës”, u shpreh ajo.