Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur ditën me aktivitete shtetërore për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë që u mbajt në oborrin e Qeverisë ku edhe u bë ngritja e flamurit shtetëror nga Grada Ceremoniale e FSK-së.
“Në nderim të flamurit të Republikës së Kosovës, në 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.