“E kaluara jonë, mos qoftë e ardhmja e fëmijëve tanë”.
Ky ishte mesazhi i të mbijetuarve të holokaustit në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes Auschwitz-Birkenau, në Poloni.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Krahas liderëve botërorë, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore. Në këtë kamp të tmerrshëm, mbi 1 milion burra, gra dhe fëmijë polakë e të kombeve të tjera, u internuan, torturuan dhe ekzekutuan në mënyrën më çnjerëzore, vetëm pse ishin hebrenj”, shkruan Osmani.