Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit me liderët politik për situatën e ngërçit politik në Kuvend paralajmëroj se ky është vetëm takimi i parë.
Sipas të parës së vendit, nëse partitë politike e shohin të nevojshme një takim, nga java e ardhshme liderët e partive individualisht do të takohen prapë me të.
Madje, presidentja tha se nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti.
“Siç e dini , sot bëhet një muaj nga seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, të cilët e kanë thirrur me 15 prill ku fatkeqësisht edhe pas 16 përpjekjesh nuk ka pasur rezultat në konstituimin e Kuvendit, mos konstituimi i institucioneve mund t`i duket dikujt që dëmton politikanë apo vetëm parti të caktuar, megjithatë pasojat kryesore i bartë vendi ynë dhe të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Në situatën aktuale me mungesën e Kuvendit funksional po rrezikohet ky parim kushtetues. Në takimin e parë i kam inkurajuar liderët e partive politike që në funksion të realizimit të këtij parimi kushtetues të gjejnë zgjidhjet e përbashkët për konstituimin e Kuvendit që përveçse do të siguronte sigurimin e institucioneve po ashtu do të hapte rrugë edhe për krijimin e qeverisë së re. me lejoni të sqaroi se ky është vetëm takimi i parë dhe natyrisht nëse shihet e nevojshme nga java tjetër do të takojë edhe liderët e partive individualisht për të vazhduar pastaj edhe me formatet e tjera sipas nevojës”, ka deklaruar ajo.