Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se pas 6 tetorit, me fitores e LDK-së në zgjedhje do të dëgjohet shumë më tepër zëri i të rinjve.
“Të rinjtë tanë në perëndim kanë dëshmuar se në kushte të barabarta asnjëherë nuk mungon suksesi. Për mua, ekipin që drejtoi dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo nuk është vetëm një garë politike, por një momentum historik që do të përcaktojë të ardhmen e të rinjve tanë për 20 vitet e ardhshme.”, tha Osmani.
Ajo shtoi realizimi i planit qeverisës të saj nuk mund të realizohet pa përfshirjen e rinisë.
““Qeverinë dhe qeverisjen unë nuk e shoh si vend akomodimi, por si vend shërbimi. Zëri i të rinjve do të dëgjohet shumë më tepër pas 6 tetorit me fitoren tonë në zgjedhje. Të rinjtë janë potenciali më i madh që ka Kosova dhe është e pamundur që të ecim përpara si shoqëri pa aktivimin e këtij resursi jetik për vendin .”
Vjosa Osmani zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës.