Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat sonte në Bruksel.
Osmani ka falendëruar SHBA-në për angazhimin për arritjen e kësaj marrëveshje, ndërsa tha se është e domosdoshme mbështetja e SHBA-së për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Dua të falënderoj ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohës”, ka shkruar Osmani.
Më herët përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell i cili njoftoi për arritjen e marrëveshjes për targat mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.