Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella.
Osmani tha se kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme shtetërore dy palëshe mes Kosovës dhe Maltës, teksa shtoi se mbështetja e Maltës nuk i ka munguar asnjëherë Kosovës.
“Kjo vizitë është edhe një herë dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme shtetërore dy palëshe ndërmjet shteteve tona dhe ne ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës ëpër mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Maltës që nuk ka munguar asnjëherë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Në një konferencë të përbashkët të dy presidenteve për media, Osmani theksoi se Kosova është e interesuar që të përfitoj nga përvoja dhe ekspertiza e Maltës duke e zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha të tjera siç është fusha e turizmit, fusha e arsimit, fusha e trashigimis kulturore e shumë e shumëfisha të tjera.
Presidentja Osmani deklaroi se synojnë zgjerimin e dialogut me vendet e Mesdheut, duke thënë se Maltën e konsiderojnë partnerë të rëndësishëm në këtë proces, shkruan teve1.info
Osmani përmendi edhe çështjen e liberalizmit të vizave, teksa tha se janë bërë më shumë se katër vite kur shteti i Kosovës ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave.
Ajo tha se duhet ti jepet fund përjashimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës, teksa shpresoi se vendimi më së largu të merret në muajin dhjetor të këtij viti.
“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizmit të vizave, duhet ti jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ky proces, prandaj shpresojmë që vendimi merret më së largu deri në dhjetor për gjatë Presidencës çeke dhe që pastaj vendimi për liberalizmin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deritanishme duke mos përcaktuar kriteret e reja teknike të cilat vetëm sa do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Osmani.
“Anëtarësimi i Kosovës për më tepër në KE si organizatë e të drejtave të njeriut do të ishte vendim që ndihmonë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes së nivelit për mbrojtjen e të drejtave të njëriut për tëgjithë qytetarët tanë”, shtoi ajo, teksa shpreson që përkrahja e Maltës do të vazhdoj në këtë drejtim.
Tutje Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe e kupton mirë rëndësinë e raporteve të mira me të gjithë fqinjët.
“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe po ashtu e kupton jashtëzakonisht mirë rëndësinë e raporteve të mira me të gjith fqinjët, ne jemi shtet që përgjatë historisë tonë kemi kontribuar për paqe stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi Osmani./teve1.info