Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar me krenari për 350 rekrut e rinj të FSK-së që u betuan sot në një ceremoni ushtarake që u mbajt në Ferizaj.
E para e shtetit ka thënë se ushtria e Kosovës po rritet me guxim e vendi po ec përpara me krenari.
“Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën! Ushtria jonë rritet me guxim, ndërsa Kosova ecën përpara me krenari!”, ka shkruar presidentja.