Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se gjatë ditës partnerët e koalicionit qeverisës VV dhe LDK do të dalin me qëndrim sa i përket vendimit të mbrëmshëm të kreut te Qeverisës, për heqjen e pjesshme të taksës.
Osmani pas takimit me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, shtoi se partnerët e koalicionit do të marrin vendim të përbashkët për këtë çështje në takimet që do të zhvillojnë gjatë ditës.
Ajo më tej ka shtuar se qëllimi i përbashkët i të dy partive është mbrojtja e partneritetit me ShBA-në dhe BE-në.