Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes historike të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar marrëveshjen si një dëshmi të fuqisë së udhëheqjes amerikane.
Ajo ka ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, dhe administratën e tij për rolin e tyre vendimtar në arritjen e marrëveshjes, si dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, për udhëheqjen e treguar.
“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global”, ka shkruar Osmani.