Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump në New York.
Osmani ka publikuar fotografi nga takimet që ka pasur me krerë shtetesh e zyrtarë të larë.
Ndër to është edhe takimi me Sekretarin amerikan të Shetit, Marco Rubio.
Veçmas, presidentja kosovare Osmani është pritur së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriu, nga presidenti Trump dhe Zonja e Parë e Amerikës, Melania. Osmani ka thënë se takimi protokollar u shndërrua në një bisedë shumë përmbajtësore.