Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime politike janë qytetarët e Kosovës”.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë një prononcim për media pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend.
Pavarësisht se në krye të Qeverisë qëndron bashkë-partiaku i saj Avdullah Hoti, Vjosa Osmani nuk e ka mirëpritur ekzekutivin e ri, njofton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se një qeveri e cila varet në tërësi nga Lista Serbe dhe Beogradi, nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetarë, njofton Klan Kosova.
“Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”.
“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime politike janë qytetarët e Kosovës”.