Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e Ditë së Çlirimit, për të cilin tha se është arkitekt i pavarësisë.
“Më 12 qershor të vitit 1999, të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova, Pas krimeve te llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë, dhe në Kosovë hyn forcat e NATO-s dhe UÇK, si dhe u rikthyen civilët që ishin detyruar të largoheshin për shkak të dëbimit masiv dhe spastrimit etnik ndaj Kosovës”, tha Osmani para mediave.
“Shprehim falënderimin tonë dhe përkushtimin tonë para kontributit të gjithë qytetarëve të Kosovës, që ne ta gëzojmë lirinë”.
“Filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, i cili mbi të gjitha e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës edhe para gjithë botës, duke ndërtuar ura miqësie, të cilat edhe sot e kësaj ditë I shërbejnë Republikës së Kosovës për të ecur përpara”.