Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, ka kujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës të kryer 28-vjet më parë nga regjimi i Millosheviqit.
Osmani në një postim në Twvitter ka thënë është detyrim ndaj viktimave dhe të dashurve të tyre për të luftuar për drejtësi, dhe për të mos lejuar që mohuesit e gjenocidit të bëhen kërcënim për paqe.
“Sot ne kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës dhe dhimbjen dhe vuajtjen e skalitur përgjithmonë në kujtesën tonë. Ne ua detyrojmë viktimave, të dashurve të tyre dhe atyre që vijnë pas nesh për të luftuar për drejtësi dhe për të mos lejuar që mohuesit e gjenocidit dhe nxitësit e urrejtjes të bëhen kërcënim për paqen”, ka shkruar ajo, përcjell teve1.info.
Ndryshe, sot shënohet 28-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, masakra më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i kryer në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.