Asambleisiti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nehat Osmani, pas fitorës së kandidatit të partisë së tij, Shpejtim Bulliqi në Podujevë, ka thënë se së shpejti ky ortek do të mbërrijë edhe në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Sindromi “DINOSAURËT”
“Koha e DINOSAURËVE fuqi shumë e tru pak” po ikën.
Orteku që i ka mbërthyer ata nuk do të ketë të ndalur.
Shumë shpejt nga rrokullisja e rrëpishme, ky ortek do të mbërrijë edhe në Gjilan duke larguar e zhdukur edhe speciet e fundit të tyre.
Bashkë me zhdukjen e tyre do të zhduket edhe pushteti i tyre.
Po vie koha e “PUSHTETIT TË QYTETARËVE”,
pushteti i atyre që bindin qytetarët, jo që frigojnë ata,
pushteti i atyre që zhvillojnë ekonominë, jo që grabisin atë,
pushteti i atyre që zbatojnë drejtësinë, jo që shkelin ate.