Në kuadër të vizitës së saj në Riad, Arabinë Saudite, ku po qëndron me ftesë të Princit të Kurorës, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII), presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.










