Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.
Gjatë takimit, Radoniqi e ka informuar Presidenten për procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale dhe për përgatitjet që janë në zhvillim për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor.
Në takim është biseduar edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së dhe për përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve zgjedhore, në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit.










