Presidentja Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Osmani, pas kërkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, takoi kryetarin e saj.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Presidencës.
Fatmir Limaj nuk ishte pjesë e takimeve të presidentes me krerët e partive politike më 15 maj të këtij viti, por që ky takim u realizua sot.