Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Ajo tha se terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!