Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrijë fitoren në luftën e saj me Rusinë.
Osmani ka deklaruar kështu në një mijë ditëshin e luftës së Rusisë sipas saj të paprovokuar kundër Ukrainës.
Ajo po ashtu e ka përgëzuar popullin ukrainas për siç është shprehur qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme dhe forcën e palëkundur që ka treguar gjatë kësaj kohe.
“1000 ditë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. 1000 ditë qëndrueshmërie të jashtëzakonshme, forcë të palëkundur dhe një shpirt të pandërprerë të popullit ukrainas. Fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë. Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, ka shkruar ajo në platformën “X”.