Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Osmani me anë të kësaj shkrese, që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Presidencës, përmes këshilltarit për media, Bekim Kupina.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast, ligji e obligon presidenten që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.