Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ajo ka thënë se kjo festë bashkon njerëzit dhe se në këtë ditë hapen jo vetëm dyert por edhe zemrat për të shpërfaqur traditën dhe shpirtin solidar.
“Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja!
Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë.