Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i para 13 vjetësh i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, mbetet thirrje për vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani u ka bërë thirrje shteteve mosnjohëse që të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe “të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”.
“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar Osmani.
13 y ago @CIJ_ICJ confirmed that 🇽🇰's decl. of independence did not violate int'l law.
13 y later, this landmark opinion remains a call for countries who have not yet done so, to join democracies across the world & recognize the irreversible reality of our sovereign Republic. pic.twitter.com/n0RxRL48LL
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 22, 2023