Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj konferencës statusore, që po mbahet në Hagë në lidhje me rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Sipas Klinakut, Prokuroria në Hagë po mundohet të fitojë rastin pa prova.
“Prokuroria puro politike në Hagë, e cila e ka qëllimin për ta fituar rastin pa prova, ose vetëm me pseudoprovat e saj, detyrohet të tërhiqet pas reagimit të mbrojtësve, të cilët thanë se do t’u bëjnë ekspertizë të gjitha akuzave dhe të gjithë dëshmitarëve”, tha Klinaku.