OVL-UÇK ka reaguar me anë të një komunikate për media lidhur me kërcënimet e Vuçiq për fillimin e luftës në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Në reagimin e tyre thuhet se ka ende djem të UÇK-së që i dalin zot Kosovës dhe e presim me luftë Serbinë.Në komunikatën e tyre për media thuhet se udhëheqësit e vendit sot me shumë se kurrë duhet të jenë të bashkuar dhe të mbrojnë interesat e shtetit të Kosovës dhe jo të bëjnë deklarata koti, por t’i kundërpërgjigjen Vuçiqit ashtu siç e meriton.
Postimi i plotë:
Reagim Organizata e Veteraneve te dalura
nga Lufta, dhe Shoqata e familjeve te deshmoreve dhe invalideve Dega Kline .Pas arrestimeve të krerëve dhe pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, Kosova po kalon një krizë politike, duke parë gjithë këto zhvillime Aleksander Vuçiq e kërcenon shtetin tonë me luftë, Serbia dhe Vuçiq duhet ta dinë se ende ka djem të UÇK-së që i dalin zot Kosovës dhe e presim me luftë Serbinë, lideret dhe udhëheqësit e vendit sot me shumë se kurrë duhet të jenë të bashkuar dhe të mbrojnë interesat e shtetit të Kosovës dhe jo të bëjnë deklarata koti, por t’i kundërpërgjigjen Vuçiqit ashtu siç e meriton dhe të mos anashkalojnë kërcënimin e tij dhe të kërkojnë ndihmë çdo herë nga Nato dhe BE, vetëm pas arrestimit të krerëve dhe pjestarëve të UÇK-së na erdhi ky kërcënim, për klasen politike që janë në krye të shtetit po deklarohen vetë që nuk janë në gjendje të mbrojnë shtetin e Kosovës!