Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka themeluar Këshillin Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale.
Ata kanë njoftuar edhe për përbërjen e Këshillit ku mes tyre bëjnë pjesë Hysni Gucati, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ali Ahmeti, Lahi Brahimaj e të tjerë.
Ata kanë njoftuar se në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.
Më poshtë gjeni emrat e anëtarëve të Këshillit:
Hysni Gucati – OVL-UÇK Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK Xhavit Jashari – SHFD-UÇK Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit Sokol Poga – OVL- UÇK – Tiranë Agim Çeku Lahi Brahimaj Shukri Buja Ahmet Isufi Rahman Rama Nuredin Lushtaku Abdyl Mushkolaj Latif Gashi Rustem Berisha

