Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit në play-offin e Ligës së Kombeve.
Një fitore ose barazim sonte do ta kualifikonte Kosovën në Ligën B, pas fitores 2:1 në Prishtinë të enjten.
E ndeshja e sontme do të luhet në stadiumin e Murcias të Spanjës, shkruan Gazeta Express.
Para ndeshjes, atje emri i Kosovës u paraqit me fusnotë.
Kjo ngjalli reagime te kampi kosovar, që kërkuan të ndryshohej dhe ashtu ndodhi më vonë.
Gjithashtu, flamuri i Kosovës nuk ishte i vendosur dje në stadium, por ai pritet të vendoset sot, pasi UEFA i obligon ekipet vendase ta vendosin flamurin e ekipit mysafir në ditën e ndeshjes.
