Pa prezencën e opozitës, në Kuvend po votohet për zgjedhjen e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe për tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Para nisjes së votimit të zgjedhjes së kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kanë besuar se konkursi i ri do të sjellë numër më të madh të kandidatëve dhe cilësi më të madhe.
“Procesi ka qenë i zhvilluar me transparencë të plotë. 9 kandidatë i kanë plotësuar kushtet për kandidatë për pozitën e kryesuesit të Bordit dhe 19 për anëtarë të Bordit”, ka thënë ajo, raporton EO.
Ndërkohë është formuar edhe komisioni për mbarëvajtjen e votimit dhe votimi ka filluar.