Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 06:29, pritjet deri në pesë minuta janë regjistruar në pikat kufitare Bërnjak, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë dhe Mutivodë.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë edhe më të shkurtra dhe nuk kalojnë pesë minutat.