Pas shtimit të rasteve me Covid-19 Klinika Infektive në QKUK është stërngarkuar, prandaj pacientët me koronavirus kanë filluar të trajtohen edhe në spitalet rajonale.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, respektivisht në Repartin e Infektivës, janë të hospitalizuar shtatë raste Covid-19 pozitiv derisa tri raste pritet që sot të testohen.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar edhe 87 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 2677 nga 23,339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1425 raste, kurse raste aktive janë 1203./KP