Biznesmeni dhe politikani Behxhet Pacolli mori pjesë në festën e organizuar në Mar-a-Lago për të festuar rizgjedhjen e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara.
I njohur për lidhjet e tij me personalitete të rëndësishme ndërkombëtare, Pacolli ndau emocionet e tij për këtë ngjarje, duke e cilësuar Trump si “mik të madh të shqiptarëve” dhe duke vlerësuar këtë fitore si një sukses të jashtëzakonshëm për një nga fuqitë më të mëdha të botës.
Statusi i plotë:
Miku i madh i shqiptarëve presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veqantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitore të madhe