Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili mund ta pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut mes të dyja palëve.
Pahor, sot ka shkruar se draftin fillimisht do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it.
Pohor thotë se nuk do t’u përgjigjet kërkesave të gazetarëve për intervista derisa po pret ta marrë rolin drejtues për dialogun Kosovë – Serbi.
“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft për vazhdimin e dialogut, por dëshiron që fillimisht ta harmonizojë atë me përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht me vendet e QUINT-it”, ka shkruar ai në X.
Miroslav Lajçak do të qëndrojë në postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi vetëm deri në shtator, kur do të marrë detyrën e re, atë të Ambasadorit të BE-së në Zvicër.