Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, më numër 46, Zenun Pajaziti e ka vlerësuar të “fjetur” politikën e Jashtme të Kosovës gjatë Qeverisë Kurti.
Pajaziti në Tëvë1 ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të politikave të gabuara dhe të vetizoluara të qeverisë aktuale.
Ai më tej ka shtuar se shpresojnë që ky trend të ndalet pasi siç është shprehur ‘Kosova ka qenë atraktive për skenën politike europiane vetëm pak vite më parë’.
“Nuk kemi asnjë rezultat, s’kemi njohje të reja, s’kemi aktivitetet të reja ndërkombëtare të Kosovës, i vetmi aktivitet ndërkombëtar i Kosovës tani mund të themi është njëfarë asistence e Ministrisë së Jashtme që është logjistike në procesin zgjedhor, pra nuk kemi fare aktivitete ndërkombëtare të Kosovës. Kosova ka qenë e fjetur në arenën ndërkombëtare duke iu falenderuar politikave të gabuara e të vetizoluara të kësaj qeveri. Po shpresojmë që të ndalet ky trend. Kosova ka qenë atraktive për skenën politike europiane vetëm pak vite më parë, jo për shkak se ne kemi shkëlqyer kushedi sa por për faktin se kemi ndjekur një dinamikë shumë të madhe për ecjen e Kosovës përpara në proceset integruese, në lobimin për njohje të reja, lobimin për pranimin në institucione ndërkombëtare që tashmë nuk është duke ndodhur fare”, ka thënë ai.